Lajçak: Është koha që ëndrra evropiane të bëhet realitet për Ballkanin Perëndimor

21:18 | 9 Maj 2021
M. A.

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka uruar me rastin e 9 majit, Ditës së Evropës.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se ideja evropiane e solidaritetit, unitetit dhe miqësisë vazhdon të frymëzojë miliona përreth BE-së.

“Është koha që kjo ëndërr evropiane të bëhet realitet për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë diplomati sllovak.

Asnjë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk janë anëtare të BE’së.

Kosova ende nuk e gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në unionin evropian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme