Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është ndihmuar nga shteti zviceran me një aeroplan ushtarak për të arritur në Prishtinë, pas bllokimit të rrugëve ajrore si pasojë e pandemisë me COVID-19.
Ai sot ka zbarkuar në Aeroportin Ushtarak të Prishtinës, ku është pritur nga shefja e Zyrës së BE’së në Kosovës, Nataliya Apostolova, dhe shefi i KFOR-it, Gjenerali Michele Risi.
“Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak u mirëprit me të ardhur në aeroportin Ushtarak të Prishtinës nga Shefa e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadorja Nataliya Apostolova dhe nga Komandanti i misionit të NATO-s KFOR-it Gjeneral Major Michele Risi”, thuhet në njoftimin e dërguar nga zyra e NATO-së në Prishtinë.
Nga NATO ndërkohë potencojnë se mbështesin dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“NATO vazhdon të mbështesë dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Zjarri shkatërron muzeun e famshëm 40 vjeçar në Altadena
Prokuroria nis hetimet për vdekjen e të miturit në Korçë
Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telef...
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren