Google ADS

Lajçak e fton Hotin në Bruksel: Shpresojmë që dialogu të arrij rezultate konkrete për Kosovën

19:37 | 16 Qershor 2020
Arbresh.info

“Shpresojmë që populli i Kosovës të arrij rezultate konkrete”.

Kështu ka bërë të ditur sot i dërguari i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak pas takimit me kryeministrin e vendit, Avdullah Hotin, shkruan arbresh.info.

Ai ka thënë gjithashtu se e ka informuar Hotin për procesin e dialogut.

“Unë e informova për mandatin dhe planet se si do të procedojmë për dialogun”, ka thënë ai.

Gjithashtu i  dërguari i posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi e ka ftuar Hotin për vizitë në Bruksel./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme