Emisari i BE-së për lehtësimin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Miroslav Lajçak, ka thënë se dy javët e fundit kanë qenë një vorbull e përpjekjeve diplomatike të fokusuara në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Lajçak ka treguar se si pas diskutimit që pati me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi në Prishtinë, ishte nisur për në Beograd për, siç tha, t’u përgatitur për takimin e Kryenegociatorëve të së martës që lamë pas në Bruksel.
“Të martën mblodha Kosovën dhe Serbinë në Bruksel për takime të veçanta. Megjithëse nuk arritëm të biem dakord për agjendën e një takimi trepalësh, diskutuam çështje politike dhe teknike dhe përshkruam hapat e rëndësishëm vijues për të udhëhequr diskutimin tonë të ardhshëm”, tha Lajçaku.
Ai thotë se nga Beogradi ka vazhduar për në Paris për t’u takuar me zyrtarë nga Ministria e Jashtme franceze dhe me “mikun tim të mirë Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i presidentit Macron”.
Këto takime, thotë Lajçaku, kishin në fokus zhvillimet më të fundit në dialog për normalizimin e marrëdhënieve, “duke u siguruar që jemi në linjë në rrugën përpara”.
“Pas një ndalese të shpejtë në Bruksel, vazhdova për në Hungari, ku pata mundësinë të flisja për BE-në si një aktor i politikës së jashtme dhe gjithashtu të merrja pjesë nga distanca në një panel të fokusuar në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tyre evropiane, të cilit iu bashkuan liderë rajonalë”.
Lajçak kishte shprehur keqardhje që në këtë takim nuk u trajtuan çështjet më urgjente në një format trepalësh.
“Priti sot në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të Palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, ka shkruar Lajçak në X, pas përfundimit të takimit në Bruksel.
“Priti sot në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të Palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, kishte shkruar Lajçak në X, pas përfundimit të takimit në Bruksel./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Lajçak: Më vjen keq që dështoi takimi trepalësh, mbetem në dispozicion
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...