I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach
Ai përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me britanikun patën diskutime të mira dhe gjithëpërfshirëse për dialogun.
“Patëm diskutime të mira dhe gjithëpërfshirëse rreth dialogut dhe çështjeve të tjera rajonale me Stuart Peach”, ka shkruar Lajçak.
Takimi mes tyre është mbajtur në Bruksel.
Peach është emëruar në pozitën e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor në dhjetor të vitit 2021./arbresh.info/
Had a good and comprehensive discussion about the Dialogue and regional issues with UK envoy for the Western Balkans Sir Stuart Peach in Brussels today. pic.twitter.com/ixu8ywkat3
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 18, 2022
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj