Lajçak dhe Escobar takohen edhe më zëvendëskryeministrin Bislimi

19:39 | 31 Janar 2022
Përparim Bublaku

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë pritur edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, raporton arbresh.info.

Në takim ka qenë i pranishëm dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovë.

Lajçak dhe Escobar janë takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas takimit më këtë të fundit është mbajtur një konferencë për medie, në të cilën u dha mbështetje për dialogun nga përfaqësuesi i BE-së dhe ai SHBA-së.
Lajçak e Escobar pas vizitës në Kosovë do të udhëtojnë edhe për në Serbi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme