Google ADS

Lajçak dhe Bislimi takohen në Bruksel

20:05 | 25 Mars 2022
L G

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Lajçak përmes një postimi në Twitter ka falënderuar Bislimin për vizitën e tij në Bruksel, derisa bisedimet për dialogun i ka quajtur të vështira.

“Falënderoj zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, për vizitën e sotshme në Bruksel. Diskutimet tona për tema të rëndësishme të dialogut nuk ishin të lehta. E vlerësoj qasjen e tij konstruktive dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje”, ka shkruar Lajçak./arbresh.inf

 

Të ngjashme