I dërguari i Bashkimit Evropain për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak bëri të ditur se BE-ja po përgatitet për takimin e 14 shtatorit në kuadër të dialogut mes liderëve nga Kosova dhe Serbia.
Me anë të një postimi në Facebook, Lajçak bëri të ditur se gjatë takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ua ka rikujtuar se të gjitha Marrëveshjet e Dialogut mbeten të vlefshme dhe të detyrushme për të dyja palët, përcjell Arbresh.info.
“Në Bled jam takuar edhe me Kryeministrin Albin Kurti. Folëm për përgatitjet për Takimin e radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë në shtator, me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së BE-së të datës 3 qershor. Gjithashtu ngrita shqetësimet e mia për situatën në veri të Kosovës. Nga Bled, fluturova për në Beograd, ku u takova me presidentin Aleksandar Vuçiq. Folëm në detaje për përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut”, shkroi Lajçak.
“Ua kujtova të dy liderët se të gjitha Marrëveshjet e Dialogut mbeten të vlefshme dhe detyruese për të dyja palët dhe duhet të zbatohen plotësisht pa asnjë kusht apo vonesë. Diskutimet tona do të vazhdojnë dhe ne po përgatitemi për takimin e liderëve në Bruksel më 14 shtator për një raund tjetër bisedimesh në nivelin më të lartë”, shtoi ai.
Ndërkaq, tha se në Forumin Strategjik të Bledit ku ishte edhe vetë pjesëmarrës është diskutuar për zgjerimin e rajonit.
Lidhur me këtë çështje, Lajçak u shpreh se BE-ja është gati për Ballkanin Perëndimor por se rajoni duhet ta bëjë pjesën e tij.
“Forumi i këtij viti u mbajt në një mot jashtëzakonisht me shi, por moti nuk ndikoi në cilësinë e diskutimeve. Paneli tradicional i Ballkanit Perëndimor u fokusua në pyetjen nëse rajoni është gati për zgjerim. Theksova se BE është gati për Ballkanin Perëndimor, por se rajoni duhet të bëjë pjesën e tij. Gjithashtu u takova me një sërë partnerësh, kolegësh dhe përfaqësues nga rajoni dhe vendet anëtare të BE-së në forum. Unë jam mirënjohës për diskutimet depërtuese për situatën në rajon, nismat dhe zhvillimet rajonale, si dhe zhvillimet e brendshme në BE dhe zgjerimin e saj”, tha ai./Arbresh.info.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...