I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, thotë se nuk ka alternativë tjetër për Ballkanit Perëndimor përveç integrimit në BE.
Ai shprehu shqetësimin se Evropa mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor nëse nuk përshpejtohet procesi i zgjerimit.
“Alternativa e vetme është anëtarësimi i plotë i këtyre vendeve në BE”, tha Lajçak, të shtunën në Forumin e Integrimit Ballkanik që po mbahet në Podgoricë, transmeton Zëri i Amerikës.
Bashkimi Evropian, shtoi ai, duhet të jetë i sigurt që anëtarët e rinj të mos sjellin probleme shtesë në bllok.
“Ajo që kam frikë është se mund ta humbasim Ballkanin Perëndimor, i cili është i përkushtuar ndaj vlerave tona”, tha Lajçak duke shtuar se në mungesë të alternativave, në vend që të krijohen shtete ligjore, media të pavarura, shoqëri civile dhe gjyqësorë të depolitizuar, ekziston rreziku i forcimit të tendencave autoritare joliberale.
Një Ballkan i tillë, paralajmëron Lajçak, do të ishte një instrument ndryshimi për interesat strategjike të lojtarëve të tjerë.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Ne duhet të shohim gjërat në mënyrë reale dhe sa sinjale të forta pozitive po i dërgon rajoni Bashkimit Evropian”, tha Lajçak.
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...