Google ADS

Lajçak: Asociacioni nuk e dobëson funksionalitetin e Kosovës, askush nuk është i interesuar për këtë

18:47 | 3 Mars 2023
K.B

Në një intervistë për Atlantic Council, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka këmbëngulur sërish se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk duhet të shihet nga autoritetet e Kosovës si një mjet që do të dobësojë, duke theksuar se në Evropë ekzistojnë 16 modele ekzistuese, të cilat po të cilëshen si modele për të drejtat e pakicave.

Sipas Lajçak, të gjitha këto modele janë në përputhje me standardet evropiane.

“Nuk duhet të kemi frikë nga diçka që nuk është ende në agjendë në procesin e dialogut. Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta. Asnjëra palë s’mund të imponojë vullnetin e saj ndaj palës tjetër kundër vullnetit të saj”, ka thënë Lajçak.

Ai më tutje përsëriti se si ndërmjetësues, Bashkimi Evropian është garantues për atë që cilado marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë të jetë në përputhje me standardet evropiane. Lajçak ripërsëriti se askush nuk është i interesuar që të dobësojë funksionalitetin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme