Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, vlerëson se nuk duhet të dramatizohen deklarimet e Albin Kurtit, që ka thënë se dialogu me Serbinë do të jetë në vend të katërt në listën e prioriteteve të Qeverisë së tij.
“Nuk bën të dramatizojmë ato deklarata. Natyrisht se z. Kurti e di që nga ai pritet që të zgjidhë çështjen e lidhur me korrupsionin, problemet ekonomike po ashtu çështjen e sundimit të ligjit. Po ashtu e di ai se bashkësia ndërkombëtare, BE-ja e SHBA-ja, presin vazhdimin e dialogut. Një nga synimet e vizitës sime është të bisedoj me Kurtin. Kemi biseduar me të kur ishte më herët kryeministër. Ai hoqi taksën, bëri të mundur bashkëpunimin konstruktiv të institucioneve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë, është partner i njohur për ne”, ka thënë Lajçak për Tanjug.
Ai gjithashtu ka thënë se nuk është nevoja të shpjegojë arsyen e vizitës së tij në Kosovë e në Serbi.
“Mendoj se nuk është nevoja të shpjegojë arsyen e vizitës sime. Herën e fundit kur janë takuar dy liderët në Bruksel ishte në shtator, e hera e fundit kur isha në Prishtinë e Beograd ishte tetori. Në nivel të ekspertëve herën e fundit janë takuar palët në dhjetor. Në Kosovë e kemi z. Kurti, që ka fituar zgjedhjet, është e zakonshme që të bisedojmë me të, të shoh si janë planet e tij, prioritetet e Qeverisë, si mendon për vazhdimin e dialogut e po ashtu ta sjelli mesazhin e BE-së. Nuk është fshehtësi që BE-ja pret vazhdimin e dialogut. Ne jemi të gatshëm të sjellim dy liderët në Bruksel, pyetja është se kur mund të ndodhë kjo”, ka thënë Lajçak ndër tjera.
Lajçak do të qëndrojë në Kosovë për disa ditë. Ai do të takojë përfaqësuesit politik dhe të shoqërisë civile. Në Ballkan, ai do të vizitojë edhe Serbinë dhe Malin e Zi./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...