Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në mbledhjen e sotme ka vendosur t’i dërgoj një letër UNESCO-s, në lidhje me regjistrimin e instrumentit tradicional Lahutës në këtë institucion, si instrument i Serbisë.
Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi ka thënë se komisioni duhet t’i dërgoj letër UNESCO-s në lidhje me këtë.
“Serbia ka arritur të regjistroj Lahutën në UNESCO si një instrument të vetin. Ne emër të komisionit, t’ia dërgojmë një letër UNESCO-s që ky vendim është i padrejtë. Duhet të kërkojmë që Lahuta të mbetet si një instrument i shqiptarëve”, tha ai./arbresh.info
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...