Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj ka reaguar pas arrestimit dhe transferimit për në Hagë të Jakup Krasniqit.
Në një lidhje direkte në T7, Brahimaj e ka cilësuar si të tepruar e të panevojshme operacionin e zhvilluar nga Dhomat e Specializuaranë shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.
“Për besë, e tepruar, e panevojshme…”, ka thënë Brahimaj ndër tjerash.
Jakup Krasniqi për orë të tëra është marrë në pyetje nga hetuesit e Speciales në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij në Velani. Marrja në pyetje kishte filluar rreth orës 06:30 të mëngjesit dhe përfundoi rreth orës 03:30, kur ai u nis për në Hagë.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...