Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të pandehurin M.I., pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike” n dhe “Mbajta ne pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve”
Sipas Prokurorisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të pandehurit M.I., në fshatin Miokovicë, komuna Leposaviq janë gjetur dhe sekuestruar pushkë me dy tyta të gjata, fishekë për pushkë gjuetie, një fishek për armë të gjatë, dy radiolidhje, adapterë për radio lidhje, një jakne e uniformës së Policisë së Kosovës në të cilën kishte doreza të zeza, maskë për mbulimin e fytyrës dhe syza të zeza, ndërsa në objektin përcjellës laboratori i improvizuar për kultivimin e narkotikëve, ku janë gjetur katërqindeshtatë (407) bimë të dyshuara të Kanabisit, me gjatësi prej 5-13 cm, nëntë (9) gramë të dyshuar të substancës narkotike, si dhe mjete tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
“I pandehuri, me aktvendim të prokurorit të shtetit gjendet në paraburgim nga data 07 maj 2024.”, thuhet në njoftim.
Prokuroria bën të ditur se seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit pritet të mbahet, pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë./Arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit