Google ADS

Labinotë Demi-Murtezi afër aderimit në AKR

15:55 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Aleanca Kosova e Re pritet t’i forcojë radhët e saja. Partia e Behgjet Pacollit është duke insistuar që ta ketë një marrëveshje edhe me dy ish-anëtar të Partisë së Drejtësisë.

Indeksonline mëson se ish-deputetja me shami, Labinotë Demi-Murtezi, e cila kishte afro 20 mijë vota, pritet t’i bashkohet AKR-së. Poashtu, në bisedime për aderim është edhe Amir Ahmeti.

Ndryshe, subjekti të cilin e drejton Pacolli dje edhe zyrtarisht i është bashkuar koalicionit parazgjedhor me LDK-AKR-Alternativa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme