Deputeti më i përfolur i ditëve të fundit, ai i AKR-së, Labinot Tahiri një herë e mirë ka treguar nëse do t’a votoj kandidatin e koalicionit PAN për kryeparlamentar, Kadri Veseli, raporton “Arbresh.info”.
Tahiri tha se në deklaratën e djeshme është keqkuptuar, kur ka thënë se nuk do të bëj bllokadë. Pas sipas tij, vendimi i tij për votimin pro apo kundër Veselit varet totalisht nga vendimi i partisë së tij, AKR.
“Unë e votoj Kadri Veselin vetëm nëse marr leje nga partia ime AKR dhe lideri im Behxhet Pacolli. Dje kam dhënë deklaratë se unë nuk jam një person që bëj bllokadë”, u shprehë Tahiri.
Deputeti i AKR-së tha se e përkrahë Haradinajn për kryeministër, por edhe këtu vota e tij varet nga ajo që do bëj partia.
“Megjithatë nëse nuk bëhet Ramushi kryeministër një pjesë e mirë e politikanëve do të jenë fajtor, sepse Haradinaj e meriton. Unë mendoj se ai ka dëshmuar se donë me punu për vendin. Nëse vendos partia ja jap edhe unë votën. Unë kam ardhur për zgjidhje jo për bllokada”, u shpreh Tahiri./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...