Deputeti Labinot Tahiri në faqen e tij zyrtare në Facebook ka dhënë një lajm për qytetarët.
Bëhet fjalë për shërimin e Besim Kurtollit, 3-vjecarit nga Podujeva, për të cilin Tahiri kishte grumbulluar 200 mijë euro brenda 48 orëve. Në fotografitë që deputeti publikoi, shihet se Besimi tanimë është kthyer në shtëpi i shëndoshë.
Ky është shkrimi i plotë i Tahirit:
“Përshëndetje o populli im!
Lajm i mirë për Besim Kurtollin!
Fotografia e cila besoj, ju kujtohet të gjithëve.
Tani shikojeni, fotografinë aty te makina Besimi në gjendje të mirë!
shëndetsore.
Djaloshi nga Podujeva, BESIM KURTOLLI, tani më është shëruar!
Zoti ynë, të qofshim falë. ✊????
O i bekuar, ka edhe shokë tuaj, të cilët akoma kërkojnë ndihmë për tu shëruar, por eshe për ata do të ketë zgjidhje! Por, A ke dëgjuar o i bekuar, që disa tashmë po më quajnë tradhtar?!
Mos u zhgënje ti, zakonisht flasin ata të cilët asgjë nuk bënë për këtë tokë të larë me gjak, e as për dhimbjen tënde e prindërve tu!
Më beso se Kosovën do ta bëjmë sikurse atje që duket parajsë. Betohem në Zot, në shpirtin tanë e të femijëve të mi për atë punë jam futur në këtë rrugë të flliqur por do ta ndriçoj dhe do t’ia dalë.✊????
Sa i lumtur që shoh Besimin të shëruar, besoj se të gjithë jeni të gëzuar.
Besim, për disa do të mbetëm tradhëtarë, për ty, dhe për shumë fëmijë do mbetëm ndoshta një Hero, por gjithnjë Xhaxhi Lab, do mbetët për vendin vetëm një SHËRBËTORË.
Zoti ju bekoftë që e kënaqëm këtë shpirt dhe shumë të tjerë….!
Faleminderit Zotit dhe popullit.
Labinot Tahiri, Ferizaj-Kosovë e Shqipërisë.”
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...