Google ADS

Labinot Tahiri hedh poshtë spekulimet që do ta votojë Ramush Haradinajn

14:04 | 14 Korrik 2017
Arbresh.info

Ndonëse është përfolur se votën e tij do t’ia japë Qeverisë Haradinaj, nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, thotë se do t’i përmbahet asaj çfarë do të vendosë AKR.

Ai tha të premten për Express se do t’i qëndrojë besnik partisë së tij dhe se lider e ka Behgjet Pacollin.

Tha se do ta respektojë çfarëdo vendimi që vendos partia.

“Nuk është e vërtetë, çka do që vendoset në parti unë do ta respektoj atë.Unë Behgjet Pacollin e kam lider të partisë, Kryesia vendos dhe unë nuk jam vetëm anëtar i partisë por edhe nënkryetar i AKR-së”, u shpreh Labinot Tahiri.

Ai sqaroi se i kanë shqyrtuar të gjitha mundësitë por prapë siç u shpreh Tahiri, vendos shumica.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme