Google ADS

Labinot Tahiri: Çka të thotë Pacolli bëhet

19:42 | 31 Janar 2018
M. A.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, deklaroi mbrëmë se nuk është i kënaqur me partnerët e koalicionit qeverisës, e në veçanti me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se qeveria e Haradinajt ka humbur dinamikën, duke dështuar të adresojë çështjet kryesore me të cilat përballet vendi.

Ministri i Jashtëm ka thënë se kësaj qeverie do t’i humb kuptimi nëse brenda këtyre ditëve nuk ratifikohet demarkacioni pasi qytetarët e Kosovës do të mbesin pa viza.

Lidhur me këtë ai ka theksuar se nëse ratifikimi nuk ndodhë dhe nuk liberalizohen vizat do të largohet nga koalicioni qeverisës.

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka paralajmëruar se çkado që thotë Behgjet Pacolli, ashtu do të ndodhë.

“Çka të thotë Pacolli bëhet”, është shprehur ai.

“Unë jam prononcuar para Pacollit, ku më 1 janar kam thënë se në rast se nuk bëhet liberalizimi i vizave dhe kjo punë nuk merret me seriozitet, do të heq dorë nga posti i deputetit”, ka thënë Tahiri për lajmi.net.

Pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në shtator të vitit të kaluar, Behgjet Pacolli kishte braktisur LDK’në, me të cilën kishte koalicion parazgjedhor, për të qeverisur së bashku me koalicionin PAN.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme