Stomatologët në Kosovë kanë thënë se gjatë muajve të verës iu shtohet puna për shkak se mërgimtarët rregullojnë dhëmbët posa vinë në pushime.
Mirëpo, Deputeti i AKR-së, njëherit këngëtar, Labinot Tahiri ka reaguar ndaj kësaj duke thënë se nuk është normale të flitët kështu për mërgimtarët, duke e quajtur ‘magërllëk’.
Ai përmes një video i ka bërë apel diasporës që vetëm dy vite të mos vinë në Kosovë dhe do të shohin shteti dhe qytetarët se sa kanë nevojë për ta, transmeton Indeksonlione.
“Gjoja së tu tha së vëllezërit e motrat tona po vin prej diasporës, nuk po i ndreqin dhëmbët në Zvicër e Gjermani e nëpër Evropë, po, po vinë këtu në Kosovë me ndreq dhëmbët. Nuk mundet njeri me ju ra në fije, Zoti na rujt prej ndonjë kiameti a fatkeqësie, kaq shpejt i harrojna senet, kaq shpejt. Zot falna gabimet… Unë kisha me i bo apel diasporës, gurbetqarëve, veç dy vjet mos hajdi në Kosovë. Ju lutna veç dy vjet dhe e shohim se si kena nevojë për ju, si shteti si qytetarët. Ai që thotë nuk jam shqiptar unë mendoj se nuk është normal, qysh more me fol për gurbetqarët kështu. Kjo është magërllëk, në paçi b… shkoni ndreqni dhëmbët në Gjermani e Zvicër”, ka thënë Tahiri.
Degjoni videon më poshtë:
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...