Deputeti i Kuvendit nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka kërkuar nga qytetarët që të ndihmojnë ish luftëtarin e UÇK-së, Kemajl Rexhepin i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. I njëjti ditë më parë përmes vëllaut, Idajet Rexhepi ka kërkuar ndihmë për tu shëruar jashtë vendit.
Kështu Rexhepi para afër një muaji ka pasur një fatkeqësi ku është rrëzuar në lartësi prej 4 metra, e duke bërë që ai ta lëndojë rëndë palcën kurrizore, transmeton Indeksonline.
Me këtë rast, Labi ka theksuar se në vendin tonë ka raste shumë të cilët kanë nevojë për ndihmën tuaj.
Postimi i plotë i Labinot Tahirit në Facebook:
Miq të dashur, unë po fle në gjumë, sepse nesër udhëtoj jasht vendit, por para se të pushoj, dua ta ndaj me ju këtë hall edhe kêtë kërkesë për këtë ushtarë të tokës sonë.
-tani më ne vendin tonë kemi raste të shumta të cilët kanë nevojë për ndihmë.
– Nuk kaloi një javë, kur ne i dolem në ndihmê ushtarit nga Kamenica.
-Tani kemi nje rast tjetêr, ku unë ju lus që me pak mundesi sa kemi ta ndihmojmë Kemajl Rexhepin. Për të dhe familjen e tij është ndihmë e madhe sepse kushtet i ka shumë të renda. Për këtë ushatarë uroj tê kthehët shpresa që të jetoj i lumtur me familjen e tij.
Ta ndihmojmë ‘KEMAJL REXHEPIN’
Zoti na ndihmofte dhe e shpêrbleftë me te mirat e jetës secilin që po mundoheni të bëni zgjidhje.
Me respekt, Labinot Tahiri- Ferizaj Kosove e Shqipërisë.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?