Google ADS

LAA-VV kundër votimit të fshehtë për kryetar të Kuvendit

19:20 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendi do të mbahet me tre gusht, rregullorja e kuvendit e lejon që kryetari të votohet edhe në mënyrë të fshehtë, shkruan arbresh.info

Lidhur me këtë në një prononcim për arbresh.info deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj dhe deputetja e Vetëvendosjes Shqipe Pantina kanë thënë se janë kundër votimit të fshehtë, pasi që një praktikë e tillë nuk është bërë asnjëherë.

“Kjo është hipotetike, deri më tani praktika ka treguar që votimet të bëhen në mënyrë të tillë, kjo është diçka që nuk ka ndodhë më herët”, u shpreh deputeti Zemaj.

Ndërsa Shipe Pantina deklaroi se edhe nëse bëhet votimi i fshehtë asnjë deputet i Vetëvendosjes nuk do ta votojë Kadri Veselin për kryeparlamentar.

“Në bazë të rregullores së Kuvendit dhe në bazë të praktikave që janë bërë në këto 5 legjislatura kryetari dhe kryesia votohet me ngritje dore, do të thotë me votim të hapur, por e di që Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta votojë kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar që është Kadri Veseli”, ka thënë Pantina për Arbresh.info.

Më tej ajo ka thënë se ata si Lëvizje do të kërkojnë që të respektohet rregullorja dhe të procedohet me votim të hapur./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme