Koalicioni LAA sot do të organizojë tryezë për të diskutuar rreth gjetjes së një zgjidhje për të dalë nga situata aktuale e krijuar pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Në këtë tryezë, koalicioni LAA ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje, minoritetet si dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese, por ka injoruar deputetët e koalicionit fitues të zgjedhjeve, PDK-AAK-Nisma, të cilët nuk janë ftuar në këtë tryezë.
Më poshtë keni ftesën e koalicionit LAA për këtë tryezë:
Zgjedhjet e parakohshme të datës 11 qershor 2017 kanë prodhuar një rezultat zgjedhor, i cili është certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të zgjedhjeve me datë 08 korrik 2017 . Me një vonese të konsiderueshme, presidenti i Republikës së Kosovës, në bazë të kompetencave kushtetuese ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës më datë 3 gusht 2017 .
Nga ajo datë e deri më tani, janë mbajtur edhe 4 vazhdime të seancës konstituive, në të cilat koalicioni PAN që ka dalë i pari sipas numrit të votave, nuk ka marrë pjesë në seancë. Duke qenë se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 vetëm ky koalicion ka të drejtë të propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, ka qenë e pamundur të konstituohet Kuvendi i Kosovës në mungesë të propozimit që duhet të vijë nga koalicioni PAN.
Nisur nga kjo gjendje e bllokadës lidhur me formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet, “Koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa” (Koalicioni LAA), organizon tryezë diskutimi më datë 16 gusht 2017, në orën 11.00, në sallën N-409 ( Salla Alternative) në Kuvendin e Kosovës.
Qëllimi i tryezës është diskutimi dhe propozimi i modaliteteve për gjetjen e zgjidhjes në të cilën është futur Kuvendi i Kosovës që nga certifikimi i rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve te parakohshme.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...