Përkundër dilemave që ka ngritur kreu i AKR-së Behgjet Pacolli për një bashkim me koalicionin PDK-AAK-Nisma, duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Të paktën kështu thotë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.
Në një prononcim për “Indeksonline”, Zemaj ka deklaruar se koalicioni LDK-AKR-Alternativa është i qëndrueshëm. Ai ka shtuar se Pacolli mund t`i ketë mendimet e veta rreth formimit të qeverisë gjithëpërfshirëse, por që ai nuk është treguar i gatshëm t`i bashkohet PDK-së.
“E rëndësishme është që koalicioni LAA është konsistent, është i qëndrueshëm dhe kërkesa e saj është që të vazhdohet me krijimin e institucioneve duke marrë parasysh që PAN-i është i obliguar që të paraqesë kandidaturat e Kuevndit dhe njëherit të kërkojë votën në seancën plenare. Pacolli edhe më herët ka deklaruar se e ka një koncept tjetër që është gjithëpërfshirës për daljen nga kjo situatë, por deri më tani asnjë grup politik nuk është treguar që është i gatshëm të shkojë aty ku është PDK-ja”, ka thënë ai.
Sipas tij, kërkesa e Pacollit për t`i krijuar institucionet nënkupton lëvizjet nga gjendja aktuale, por jo krijimin e një blloku të ri, apo daljen e AKR-së nga LAA.
Lidhur me hyrjen në Kuvend si grupe të vetme parlamentare, deputeti i LDK-së ka thënë se në partinë e tij ka hapësirë që secili ta japë kontributin si deputet i zgjedhur.
Megjithatë, Zemaj e konsideron normale futjen e partive të koalicionit si grupe të vetme në Kuvend.
“Grupet parlamentare krijohen pas konstituimit të Kuvendit. Tek atëherë 6 deputetë e më shumë mund të krijojnë grup parlamentar. Për mua është shumë normale, por mendoj që edhe brenda LDK-së do të jetë hapësira e nevojshme që ata mund ta kryejnë veprimtarinë e tyre politike në bazë të afrimit të programit ashtu si kanë ardhur si deputetë në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ai.
Zemaj ka komentuar mos prezencën e deputetëve të PAN-it në seancën konstituive të Kuvendit. Sipas tij, kjo ka treguar se janë vetë PAN-i që po e bllokojnë krijimin e institucioneve.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...