Kosova ka humbur sot një nga figurat e çmuara të historisë së re, veteranin e UÇK’së Halil Canollin, babain e dëshmorit të kombit, heroin Basri Canolli – Shpendi.
Ish – luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Halil Canolli është varrosur sot në fshatin Marevc.
Njëri nga pjesëtarët e veteranëve të UÇK-së, tha se Halil Canolli japi kontributin e tij që ne sot të jemi të lirë dhe në çdo periudhe ishte në shërbim të atdheut.
“Në emër të pjesëtarëve të UÇK-së ju falënderoj të gjithë juve që muret pjesë sot në lamtumirën e fundit të njeriut që dha shumë për Kosovën i cili ne shumë periudha të luftës ishte aty ku ishte nevoja. Ai jepi kontributi e tij që sot të jemi të lirë, ne merrnim kurajo nga ai që të luftonim në luftë, dhe babin Lil me familjen e tij e kishim në çdo hap, ai dha njërin ma të shtrenjtë njërin prej djemve të tij. Sikurse ne të gjithë të jeni krenar për babain tuaj i cili në çdo periudhe ishte me ne dhe në shërbim të atdheut”, tha ai.
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, tha se Halil Canollin kam pasur nderin që e kam njoftë, kujtimin për të do ta ruaj qdo herë.
“Vepra e Halil Canollit po dëshmohet sot me nderimin që po ja bojm sot të gjithë këtu prezent. Halil Canolli kam pas nderin që e kom njoft do ta ruj kujtimin për Halilin gjithë jetën”, tha Haradinaj.
Ndërsa, djali i Halil Canollit falënderoj të gjithë që morën pjesë, për ti dhënë lamtumirën e fundit babit të tij.
“ Ju falënderoj të gjithëve që jeni sot këtu ta ndajmë dhimbjen bashkë ti themi lamtumirën e fundit babait tim. Falënderoj kryeministrin Haradinaj që çdo here gjen kohë të jetë me ne dhe ti thotë lamtumirën fundit babait tonë”, tha ai.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...