Google ADS

Kyeprokurori Lumezi pjesmarës në tryezën e kryeprokurorit të ShBA-së Sessions

18:10 | 30 Maj 2018
Arbresh.info

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Jeff Sessions, ka mbledhur në Zagreb të Kroacisë në një tryezë zyrtarët e lartë të prokurorisë dhe policisë nga Ballkani në Punëtorinë Ndërkombëtare të Krimit dhe Kundërterrorizmit.Kosova në këtë tryezë është përfaqësuar nga kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi .

Në një postim në twitter ambasasori amerikane në Kosovë, Greg Delawie, duke folur për takimin e Zagrebif bënë të ditur se: “Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Jeff Sessions u bashkua me kolegët e SHBA dhe zyrtarët e lartë të prokurorisë dhe policisë nga Ballkani në Punëtorinë Ndërkombëtare të Krimit dhe Kundërterrorizmit.

Përmirësimi i sundimit të ligjit në Ballkan është shumë i rëndësishëm dhe i mbështetur nga qeveria amerikane”!Ndërs kryeporkurori i shtetit Aleksandër Lumezi në prezantimin e tij paraqiti të arriturat e Prokurorit të Shtetit në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe terrorizmit, me ç’rast ai tregoj për përvojat e Kosovës në luftë kundër këtyre formave të krimit.

Ndër të tjera Kryeprokurori Lumezi theksoj se Kosova është e vendosur të kontribuoj në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, pastrimit të parave dhe krimeve trans-nacionale, dhe të bashkëpunoj me të gjitha shtetet e rajonit, por edhe me vendet tjera që mund të mos jenë fqinj në kufijtë gjeografik, siç janë SHBA-të dhe shtetet tjera, me qëllim që të shkëmbejmë informata dhe prova të mjaftueshme për ti vënë para përgjegjësisë penale kryerësit e këtyre veprave penale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme