Komuna e Lipjanit ishte dekoruar ditë më parë nga një operator ekonomik.
Por, qytetarët gjatë ditës së sotme njoftuan se dekorimet ishin hequr dhe qyteti ishte bërë si në ditë zie.
Shumë njerëz mund të kenë menduar se kjo ishte bërë shkaku i ndonjë fatkeqësie por më pas doli sqarimi i kryetarit të komunës, Imri Ahmeti.
Ai sqaron se operatori ekonomik i kontraktuar nga komuna nuk iu është përmbajtur kushteve dhe prandaj, komuna që ai drejton ka vendosur ta shkëpus kontratën.
Kjo është komunikata e kryetarit:
Komunikatë
Komuna e Lipjanit përmes kësaj komunikate njofton të gjithë qytetarët se kontrata me titull “Dekorimi i Sheshit dhe Qytetit të Lipjanit me rastin e festave të fund vitit 2018” është shkëputur për shkak se komuna ka pranuar njoftimin, se kontraktuesi nuk iu ka përmbajtur kushteve të kontratës.
Kontraktuesi për kundër që ka marr tri vërejtje me shkrim nga komuna për përshpejtimin e punimeve dhe përmbajtjen e kushteve të kontratës, kontraktuesi nuk ka ndërmarrë masa për ti realizuar obligimet e veta që janë sipas kontratës. Për këtë, Komuna e Lipjanit ka formuar një komision për verifikimin e shërbimeve të parapara në projektin e dekorimit të sheshit me rastin e fundit të vitit 2018.
Komisioni ka vlerësuar gjendjen faktike dhe ka konstatuar se Operatori Ekonomik nuk i u ka përmbajtur kushteve të kontratës.
Komuna e Lipjanit për shkak të papërgjegjshmërisë së Operatorit Ekonomik ka marrë vendim për shkëputje të kontratës, andaj kërkon mirëkuptim nga të gjithë qytetarët se për shkak të afatit të shkurtër kohor dhe procedurave të gjata të rishpalljes, qyteti i Lipjanit do të mbetet i pa dekoruar për këtë fundvit.
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...