Ky person nga Gjilani po kërkohet për zjarrvënje

14:29 | 10 Gusht 2023
E.K

Policia Rajonale në Gjilan po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një personi të kërkuar për veprën penale “Zjarrvënje”, përcjell Arbresh.info.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën nga Prokuroria Themelore në Gjilan për publikimin e fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar.

“Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale “Zjarrvënje’’ i ndodhur në qytetin e Gjilanit dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet”, thuhet në komunikatën e policisë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001″.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë” , thuhet në njoftim./Arbresh.info/

 

Të ngjashme