Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka komentuar gjendjen aktuale në vend, pas deklaratës së Listës Serbe se do të tërhiqen nga qeveria Haradinaj.
Thotë se pikërisht për shkak të Listës Serbe, asnjë parti politike nuk do të guxojë të rrëzojë Qeverinë Haradinaj.
“Nuk konsiderohet një Qeveri e fortë”, thotë Murati, sipas të cilit jemi në një situatë të ‘çuditshme’.
‘Është një situatë kur askush s’do të guxojë të rrëzojë këtë Qeveri për shkak të Listës Serbe tash… qoftë Vetëvendosje, qoftë LDK’ja, qoftë Grupi i Pavarur i Deputetëve”, tha Murati në ‘DPT te Fidani’ në T7.
“Nuk besoj që për këtë çështje do të rrëzohet Qeveria”, theksoi ai.
Murati ka kritikuar edhe dialogun me Serbinë që po zhvillohet në Bruksel.
Posta e Kosovës lëshon në qarkullim emisionin e ri të pullav...
“Duhet ta harrojë rolin e sulmuesit të majtë dhe të shënojë ...
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...