Ky kryetar komune për pesë ditë shpenzoi 159.30 euro

22:33 | 23 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri si gjithmonë po vazhdon të bëjë publike shpenzimet që i bënë cdo javë.

Prej datës 18 deri me 22 qershor, Tahiri ka shpenzuar 159.30 euro për mallra dhe shpenzime, shkruan Indeksonline.

“Në kuadër të Zyrës së kryetarit të Komunës, prej datës 18 deri më 22 qershor, janë këto shpenzime nga kategoria mallra dhe shpenzime:

– shpenzimet e Kryetarit 159.30 euro”, thuhet në këtë njoftim.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri bënë të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme