Ish-kandidati për komunë të Drenasit, Xhavit Drenori së fundi lidhi koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet nacionale.
Ndryshe Drenori është në mesin e 30 kandidatëve të parë të Vetëvendosjes për deputetë të Kosovës.
Ky i fundit ka marrë një hap tjetër për të mbuluar fushatën 10 ditëshe të këtyre zgjedhjeve
Drenori përmes rrjetit social Facebook ka publikuar disa fotografi të veturës së tij tipit VW Passat, duke kërkuar që të gjejë një blerës në mënyrë që sipas tij me paratë e marra të mbulojë fushatën zgjedhore.
Ky është postimi i plotë:
Miq,
tashmë është zyrtarizuar kandidatura ime për Deputet të Parlamentit të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit.
Për të përballuar shpenzimet e fushatës zgjedhore kam vendosë me e shitë veturen time private VË Passat (viti i prodhimit 2006).
Vetura është në gjendje shumë të rregullt teknike dhe është në pronësinë time personale edhe me dokumentacion. Nuk është në listen hipotekare. (Nuk e di nëse në Gjermani është vozitë vetëm nga një plakë , por në Kosovë ju garantoj që ka qënë në duar të shoferit shumë të kujdesshëm).
Vetura ka më pak se dy vite që është doganuar në Kosovë dhe inspektimi para doganimit i është bërë tek Autosalloni i autorizuar për VË “Baki Automobile”, ndërsa servisi i rregullt i është bërë tek Automekaniku “Ariani” në Drenas.
Vetura shitet me çmim të arsyeshm të tregut.
PS.: Boll po me dhimbet, por kam mbetë pa alternative tjetër të mbulimit të shpenzimeve të fushatës. Për veturën në fjalë se bashku me bashkëshorten jemi ende kredi në bankë.
PS.2: Shpenzimet e fushatës përfshinë: burekë me jogurt, shpenzimet e levizjeve nëpër teren si dhe mbushjet e telefoni për të gjithë vullnetarët që kanë shpreh gatishmërinë të më ndihmojnë, pastaj shpenzimet e vizitkartave, flyerave si dhe videospoteve promovuese për zgjedhje. Shpresoj që sado pak ju bëj “konkurencë” në shpenzime disa prej kolegëve nga Drenasi që kanë gurthyes (me-, e pa ligj)
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...