Ky ishte urdhri i Vuçiqit për lojtarët serb para fillimit të ndeshjes me Zvicrën

23:41 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

Lojtarët e Serbisë nuk ia kanë përfillur urdhrin presidentit të tyre, Aleksander Vuçiq, i cili i kishte porositur që sidomos Zvicrën “ta mposhtin bindshëm”.

Në një konferencë për media Vuçiq u tha lojtarëve serbë që “patjetër ta mposhtin bindshëm Zvicrën”, kjo sigurisht për shkak të shqiptarëve që luajnë për këtë kombëtare.

Por, kanë qenë Granti Xhaka e Xherdan Shaqiri, ata që kanë pamundësuar dëshirën e Vuçiqit, pasi i shënuan dy herë Serbisë dhe e mposhtën 1-2.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme