Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Nekibe Kelmendi, tashmë e ndjerë, menjëherë pas luftës, në vitin 2000 pati dhënë një porosi me rastin e një vjetori të vrasjes së dy djemve të saj dhe bashkëshortit nga forcat serbe me 26 mars të vitit 1999.
Porosia e saj atëherë ishte që të bashkohen të gjithë së bashku në mënyrë që të sendërtohet ëndrra e të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Këtë porosi e ka bërë publike përmes Facebook-ut, zëvendës-ministri i Drejtësisë, Florian Dushi, duke pëkujtuar 18 vjetorin e vrasjes së tyre.
“Dhimbjen tonë ne sot e ndajmë së bashku, por për të gjithë ju sot kam një lutje: të bashkohemi dhe të gjithë së bashku të sendërtojmë ëndrrën e të gjithë atyre që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës” kishte thënë Kelmendi në vitin 2000.
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...