Ky është zyrtari i lartë i PDK-së që u dënua nga elektorati

19:38 | 29 Qershor 2017
Arbresh.info

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, 2004, 2007, 2010, 2014 ishte zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në pesë legjislaturat, ndërsa, në zgjedhjet e parakohshme më 11 qershor për legjislaturën e gjashtë Kuçi nuk arriti të bëhet deputet, ngaqë mori vetëm 7,986 vota, të cilat nuk ishin të mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet.

Kuçi në zgjedhjet parlamentare në vitin 2014 kishte siguruar 17,980 vota, kurse në vitin 2010 në zgjedhjet parlamentare Hajredin Kuqi kishte siguruar 16,836.

Kuçi në disa legjislatura ishte ministër dhe zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme