Forca e Kosovës e udhëhequr nga NATO ka një zëvendëskomandant të ri. Sot gjeneral brigade nga Austria, Guenther Schoepf, mori pozicionin e dytë në hierarkinë e KFOR-it nga gjeneral brigade zviceran Laurent Michaud, i cili shërbeu për 13 muaj në Kosovë.
Një ceremoni zyrtare u mbajt në Selinë e KFOR-it, kryesuar nga Gjeneral Major Michele Risi, Komandanti i Forcës së Kosovës.
Në fjalën e tij të lamtumirës Gjenerali Michaud theksoi rolin e tij këshillues ndaj Komandantit dhe theksoi kontaktet e tij të shpeshta me ushtarët e KFOR-it. “Të formësosh, të motivosh dhe të dëgjosh gratë dhe burrat tanë janë tri gjëra për të cilat përkushtimi i kohës është thelbësore, pasi që para së gjithash janë ata që i transformojnë vendimet tona në veprime,” deklaroi ai, thuhet në njoftimin e KFOR-it, raporto arbresh.info.
Gjenerali Schoepf gjithashtu mori përsipër nga paraardhësi i tij menaxhimin e ‘Shpatës së Argjendtë 2020-2021’, stërvitja tradicionale e KFOR-it për reagim ndaj situatave emergjente e ku për herë të parë Institucionet në Kosovë të kenë një rol të madh në planifikimin dhe kryerjen e aktiviteteve.
KFOR përbëhet nga 3,500 ushtarë nga 26 Kombe të NATO-s dhe ato partnere dhe është i përkushtuar të kontribuojë në një mjedis të qetë e të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të KB të vitit 1999.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...