Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, në një intervistë në emisionin “Personale” në “RTV Dukagjini”, ka folur për jetën e tij private, jetën në burg, aksionin e pajtimit të gjaqeve, angazhimin në UÇK, PDK, procesin gjyqësor, etj.
Po ashtu në këtë emision, Grabovci ka folur edhe për disa nga figurat kryesore politike në Kosovë.
Duke folur për ish-presidentin Ibrahim Rugova, Grabovci ka thënë se e ka njohur në një periudhë të veçantë kohore, konkretisht pas lirimit nga burgu, dhe në fillim të aksionit të pajtimeve të gjaqeve.
Grabovci ka thënë se axha i tij dhe babai i Rugovës janë vrarë në të njëjtën kohë nga regjimi i atëhershëm serb.
Ndërsa, duke folur për ish-bashkëluftëtarin e bashkëpartiakun tij, tani president i vendit, Hashim Thaçi, Grabovci ka thënë se ai është promotori i të gjitha zhvillimeve pozitive që kanë ndodhur në Kosovë, para dhe pas luftës çlirimtare.
Grabovci ka thënë se Kosova është me fat që e ka Hashim Thaçin.
Më tutje, Grabovci ka folur edhe për figurën e kryeministrit Ramush Haradinajt.
Ai ka thënë se Haradinaj ka merita të jashtëzakonshme për çlirimin e Kosovës.
Grabovci ka thënë se Haradinaj ka qenë njëri ndër komandantët me të sukseshëm të UÇK-së.
“Si kryeministër pres më shumë nga ai”, ka thënë Grabovci.
Grabovci ka komentuar edhe figurën e shefit te grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, për të cilin ka thënë se vepron në shpërputhje me atë që ka brenda.
Ai ka thënë se në të kaluarën ka punuar me babin e Konjufcës.
Në këtë emision, Grabovci ka folur edhe për PDK. Ai ka thënë se kjo parti ka pasur fatin që pjesë e saj ka qenë Hashim Thaçi, dhe tani Kadri Veseli. Sipas tij këto dy figura, kanë ndikuar që proceset në PDK të ndodhin pa ndonjë përçarje.
Grabovci ka thënë së PDK-në mund ta mposht vetëm vetja e saj, dhe askush tjetër.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...