Google ADS

Ky është vendimi i Xhelal Sveçlës, që deputetët të kenë të drejtë të shkojnë në seancë të Kuvendit

01:01 | 14 Prill 2020
Trina Galanxhi

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Svecla përmes një vendimi ka lejuar që nesër deputetët të shkojnë në seancën e cila është thirrur të mbahet sot.

Përmes një vendimit ministri në detyrë ka nënshkruar të hënën vendimin për leje të veçantë të qarkullimit me të cilin pajis me leje deputetët që do të marrin pjesë nesër në seancën e Kuvendit.

Vendimi për lejim të qarkullimit të depuetëve ka katër pika.

Në të parën tregohet se do lejohet qarkullimi hyrje-dalje në të gjitha zonat e karantinuara si dhe në zonat tjera gjatë orëve ku është i ndalur qarkullimi në Republikën e Kosovës, për deputetët e Kuvendit të Kosovës si dhe punonjësit e Administratës së Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në seancën plenare të Kuvendit me datë 14 prill.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme