Rexhep Kadriu,zv/minnistër i Infrastrukturës dhe njnëherësh kryetar i degës së AAK-së në Gjilan, njnihet për anën e tij humane.
Ai ka dhënë pagën e tij përderisa ishte pjesë e komunës së Gjilanit teksa pagën e tij nga Qeveria e Kosovës, prej 1 mijë e 100 eurove e dha për shoqatën e kujdesit ditor ‘Pema’ në Gjilan, e cila merret me aktivitete të fëmijëve me nevoja të veçanta.
Kadriu ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2018, me shumë lumturi e suksese,
Ky është postimi i plotë:
Të dashur gjilanas, Viti 2017 nuk ishte i lehtë, as teorikisht e as praktikisht. Dymbëdhjetë muajshi që sonte po e përmbyllim, ishte me sfida porse suksesshëm kemi arritë ta menaxhojmë dhe si rezulat i një pune të madhe, të vullnetshme dhe të përgjegjshme, ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, arritëm të realizojmë objektivat që kishim para qytetarëve.
2017-a shënoi edhe përfundimin e mandatit katëvjeçarë me sukses të lartë të bashkëqeverisjes në Gjilan, me pozitën e nënkryetarit të komunës dhe dy drejtori, e që sipas të dhënave, AAK cilësohet si shkollë e re qeverisëse, që premton shumë për të tashmën dhe të ardhmen qoftë në nivel lokal, qoftë në atë qëndror.
AAK ishte bartëse e projekteve madhore për gjilanasit. Pra, AAK dëshmoi qartë se ka mundësi që të qeveriset edhe mirë por edhe pa asnjë skandal apo aferë korruptive. Do të fillojmë autostradën Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, do ta përmbyllim marrëveshjen me BERZH-in për zgjerimin e hyrje-daljeve në Gjilan, si dhe unazën e jashtme e cila shkarkon qytetin nga ngarkesa e madhe që sot ka Gjilani.
Vlenë ta përmendim se Gjilani do të bëhet edhe qendër universitare sepse shpejt do ta ketë edhe kampusin. Qytetarë të Kosovës, Me të drejt mund ta quajm 2017-n si viti i AAK-s. Sot Kosova ka kryeministrin nga AAK, e që realisht për herë të parë vendi ynë përjeton një dinamikë të re qeverisëse, një kryeministër që ka edhe guxim edhe vullnet me i qu proceset përpara dhe me i ofrua mirëqenie qytetarëve pa dallim.
AAK sot udhëheqë me shtatë komuna, e në disa tjera është në bashkëqeverisje. Temat si energjia, shëndetësia, drejtësia, do ti takojnë të kaluarës, sepse veç kanë nisë të shtjerrën. Për herë të parë një kryeministër e merr me aq seriozitet ligjin për kryeqytetin, dhe e kryen këtë punë.
Së shpejti do të përmbyllet edhe epoka e asfalltit, sepse brenda këtij mandati mendojmë se do të përfundojnë të gjitha rrugët në Kosovë. Investimi në arsim, kulturë, shkencë, do të jetë veçori të kësaj qeverie. Kosova do të duket ndryshe pas katër vjet qeverisje të qeverisë Haradinaj. Urime 2018-a të gjithë qytetarëve të Kosovës. Shëndet, lumturi e suksese në dymbëdhjetë muajshin e ardhshëm.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...