Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka uruar të gjithë qytetarët në përvjetorin e nëntë të Pavarësisë së Kosovës.
“Në këtë përvjetor të shpalljes së Pavarësisë, përgëzoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, në veçanti, shpreh respektin tim të thellë ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë tonë. Po ashtu, në këtë ditë feste, përgëzoj gjithë personelin e Ministrisë së Drejtësisë për angazhimin maksimal dhe fuqizimin e sundimit të ligjit”, thuhet në urimin e Ministres Hoxha.
“Edhe në këtë përvjetor, shprehim përkushtimin tonë të sinqertë për procesin euro-integrues, duke qenë të bindur se kjo është e vetmja rrugë që siguron të ardhme me dinjitet, për neve dhe fëmijët tanë. Gëzuar dhe urime”, thotë urimi i saj i publikuar në facebook.
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë