Ky është sektori që i “dhemb” më së shumti Abrashit

00:52 | 14 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga LDK Arban Abrashi tha se “Rinia dhe Sporti është sektori që më dhemb më së shumti. Nën qeverisjen e Ahmetit është menaxhuar dobët.

Me një qasje jo të mirë për këtë sektor ka qeverisur qeverisja lokale aktuale. Ne do të krijojmë një qasje tjetër.”

“Teatri i qytetit është projekt tjetër i programit të LDK’së për përkrahjen e kulturës”, tha Abrashi.

“Sporti është për të gjithë. Do t’i përkrahim klubet sportive veçanërisht ato profesionale. Do të fuqizojmë edhe ligën në shkollat e Prishtinës,” shtoi Abrashi./Periskopi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme