Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri ka prezantuar të arriturat e gjashtë mujorit të parë të vitit 2017 të këtij institucioni.
Ai ndër të tjera ka folur edhe për rimburësimin e kuponëve fiskal që do të bëhet sipas rregullit të ri, njofton Klan Kosova.
Më ndryshimin e kritereve, ka thënë Imeri do të rimburësohen vetëm tre deri në katër mijë e 500 pliko.
“Plikoja duhet të përmbajë minimumi 60 kuponë me vlerë 250 euro, e vlera që do të rimburësohen është dhjetë për qind e vlerës së kuponëve fiskal, ku maksimumi i vlerës do të jetë 100 euro”, ka thënë Imeri.
Që nga fillimi i këtij projekti në vitin 2015 deri më tash janë rimbursuar mbi 24 milionë euro nga mbi një milionë pliko të dorëzuara.
Ai ka thënë se ende janë në procesim edhe 2/3 e plikove për muajt janar-shkurt-mars dhe se ato shumë shpejt do të rimburësohen.
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin