Një vrasje ka ndodhur sot paradite në ndërtesën e AKI-së në Prishtinë.
Një punëtor sigurimi ka shtënë ndaj një punëtori të shërbimit në këtë ndërtesë duke e lënë të vrarë.
Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, tha se një i plagosur që ka ardhur nga incidenti në AKI, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.
Ibrahim Berisha, Zëvendës Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e ka konfirmuar këtë.
“Ka ndodhur një vrasje në ndërtesën e AKI-së. Viktima ka vdekur nga plagët. Prokurori tash do të dalë në vend të ngjarjes. Detajet mund t’i japim më vonë”, tha Berisha.
Viktima është Isa Sejdiu, i cili ka qenë shef i kuzhinës në këtë institucion dhe ishte nga qyteti i Vushtrrisë.
Dyshohet se vrasësi është Valon Ibërdemaj, punëtor i sigurimit në AKI.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...