I ndjeri nuk kishte kontratë pune, por vetëm ishte thirrur që ta pastronte depon, dhe gjersa kishte hypur në një shkallë kishte rrëshqitur dhe kishte gjetur vdekjen, shkruan Ndërtimi.info
Kështu ka deklaruar për Ndërtimi.info, Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi.
“Inspektori më të marrë informacion nga Policia në orën 20 e 15 mbramë se ka ndodhë një aksident në vendin e punës në fshatin lubizhdë ka dal në vendin e ngjarjes. Viktima quhet Ragip Syla dhe është i lindur në vitin1947. Sipas informacioneve të parë, në një depo të dërrasave ka hypë në një shkallë dhe ka rrëshqit, ku edhe e ka gjet vdekjen”, ka dekalruar ai.
Kryeinspektori Ibrahimi ka thënë se sipas të gjitha gjasave punëtori nuk kishte kontratë, pasi që sipas Ligjit të Punës, ai do të duhej të ishte në pension.
“Depoja ka qenë e materialit ndërtimor- dërrasave. Ata e kanë thirr me pastru aty. Sipas të gjitha gjasave punëtori ka qenë pa kontratë, pasi që më Ligjin e Punës, punëtorët mbi moshën 65 vjeqare dalin në pension”, ka thënë Ibrahimi për Ndërtimi.info.
Rastin për Ndërtimi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.
“Po, mund të iu konfirmojmë se një person e ka humb jetën në vendin e tij të punës, pasi që ka rënë nga 3 metra lartësi. Ngjarja ka ndodh dje pasdite, dhe rastit iu janë përgjigjur njësitet relevante policore”, ka thënë Berisha.
Ai fillimisht ishte shtruar për tretman mjekësor në qendrën spitalore rajonale Prizren e më pas edhe në QKUK-ë, ku edhe ka ndërruar jetë.
Ndërtimi.info ka kontaktuar edhe me Kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemin, mirëpo ai ka thënë se nuk kanë detaje për këtë rast.
Ndryshe, që nga janari i 2018-ës, numri i punëtorëve që e kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës ka arritur në 18.
Kurse, sipas të dhënave zyrtare edhe viti paraprak u përmbyll me një numër shqetësues të vdekjeve në vendin e punës. Në vitin 2017, sipas Inspektoratit të Punës, 7 punëtorë të ndërtimtarisë kanë gjetur vdekjen në vendin e tyre të punës, e 30 të tjerë janë lënduar nga aksidentet gjatë procesit të punës.
Nëse marrim statistikat për pesë viteve të fundit, rreth 90 qytetarë, mbajtës të familjeve, kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës në sektorin e ndërtimtarisë.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...