Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të punëtorit të KEDS, që u godit për vdekje nga një veturë sot gjatë kryerjes së punës.
“Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Xhevat Gashit, punëtorit të KEDS-it, i cili u godit nga një veturë gjatë kryerjes së punës në terren. Ndaj dhimbjen me familjen Gashi dhe kolegët e të ndjerit dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e njohën të ndjerin. Qoftë i përjetshëm kujtimi!”, ka shkruar ai.
Sipas Distribucionit të Furnizimit me Energji Elektrike punëtori nuk ka mundur t’iu mbijetojë lëndimeve të marra.
“Sot rreth mesditës një punëtor i yni gjatë kryerjes së detyrës është aksidentuar për vdekje nga një veturë në Podujevë. I ndjeri ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në QKUK. Por, përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në njoftim.
KEDS thotë se janë të tronditur dhe të shokuar.
“Në këto rrethana të rënda bashkëndjejmë me familjen. Të njëjtën kohë ftojmë organet e rendit dhe drejtësisë tē kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e KEDS-it në Facebook. /arbresh.info/
lexo edhe:
U aksidentua nga një veturë teksa po punonte, vdes punëtori i KEDS-it
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...