Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Afrim Shefkiu, do jetë i ngarkuar me hetimet e reja që do të zhvillohen tash e tutje nga specialja për rastin e vdekjes së anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
E lajmi se ai do të jetë i ngarkuar me këtë lëndë, erdhi nga vetë Prokuroria e Shtetit. Kjo e fundit përmes një komunikate për media tha se bartës i lëndës do të jetë u.d. kryeprokurori i Speciales.
“Me anë të këtij vendimi, bartës i kësaj lënde do të jetë u.d. kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe do të mbështetet nga prokurorët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Shefkiu deri më tani njihet si prokurori i cili akuzoi ish-komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së në rastin e fryrjes së listave të veteranëve.
E kalimi i lëndës së Deharit nga Prizreni për në Prishtinë erdhi pas kërkesës së familjes së të ndjerit Astrit Dehari. Ata pas marrjes së ekspertizës nga Lozana kanë deklaruar se duan që lëndën ta kthejnë në qendër ngase Prokuroria e Prizrenit në vitin 2016 kishte dal me konstatime që Astrit Dehari është vrarë.
Më 24 tetor, Prokuroria Themelore në Prizren ka publikuar konkluzionet e ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, për rastin e Astrit Deharit, i cili kishte vdekur më 5 nëntor 2016, teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016.
Bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria tha se do të vazhdojë hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
Me këtë konstatim, Prokuroria e ktheu rastin në hetim, pas përfundimeve të mëparshme se bëhej fjalë për vetëvrasje.
E bazuar në të gjeturat e këtij raporti, Prokuroria konfirmon se do të vazhdojë hetimin e këtij rasti dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Me këtë konstatim, Prokuroria e kthen rastin në hetim, pas përfundimeve të mëparshme të prokurorisë se bëhej fjalë për vetëvrasje.
Megjithëkëtë, raporti i ardhur nga Zvicra nuk konstaton askund se Astrit Dehari është vrarë, s’tregon nga kush është vrarë dhe as si është vrarë, por kërkon që edhe kjo pistë të hetohet për të zbardhur krejtësisht të vërtetën.
“Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë E180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. Dehari Astrit. Në fakt, hipoteza e një vetëvrasje e z. Dehari Astrit përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjorë duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”, thuhet në konkluzionin e ekspertizës së ardhur nga Zvicra.
Avokati dhe familja Dehari e kanë interpretuar ekspertizën duke thënë se ajo vërteton se Astriti është vrarë.
Astrit Dehari ishte arrestuar fillimisht si i dyshuar për sulm terrorist mbi Kuvendin e Kosovës bashkë me disa anëtarë tjerë të Vetëvendosjes. Ka vdekur 78 ditë pasi ishte arrestuar derisa ishte në paraburgim në Burgun e Prizrenit. Rasti i anëtarëve të VV-së është kthyer në rigjykim por ende s’është caktuar.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?