Qeveria e Serbisë ka planifikuar të investojë miliona euro në komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Kjo është konfirmuar edhe gjatë vizitës së fundit të presidentit të Serbisë, Alekandër Vuciq në pjesën veriore të Kosovës.
Qeveria e Serbisë nuk heq dorë nga Kosova. Për këtë edhe ka bërë një plan të investimeve duke ndarë buxhet të veçantë për 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Në zyrën për Kosovën në qeverinë e Serbisë, janë ndarë për secilën komunë se sa para dhe ku duhet të investohen.
10 komunat të cilat janë në planin e Beogradit për investime aktualisht udhëhiqen nga kryetarët serbë.
Mitrovica e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanica, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq, Shtërpcë, këto janë komunat që Serbia e Kosova ndanë miliona euro.
Në kuadër të dialogut të Brukselit, Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshje për integrimin e kësaj pjese në kuadër të sistemit ligjor-kushtetues të Kosovës, ku investimet përbënin një element të rëndësishëm.
Sipas planit të qeverisë së Serbisë, investimet më të mëdha do të bëhen për të punësuarit në arsim e në shëndetësi (71 milionë euro), për kompleksin ndërtimeve “Lugina e Diellit” (25 milionë euro), për “Trepçën” (13 milionë euro, si dhe hapjen e një fabrikë të baterive ku sipas planit të tyre aty do të punësohen nga 250 deri në 300 punëtorë.
Në Leposaviq parashihet të ndërtohet një fabrikë e peletit, si dhe shkollë bujqësore, së bashku me konvikt.
Në këtë komunë parashihet që të ndërtohen edhe një lagje për të gjithë serbet që duan të kthehen në Kosovë.
Në Leskoc sipas këtij plani nga Serbia parashihet të ndërtohet një fabrikë për riciklimin e mbetjeve.
Në Graqanicë, për Qendrën Spitalore (10 milionë euro) dhe për ujësjellësin (6 milionë euro)”.
Ndërkaq në Novobërdë parashihet të investohet në zhvillimin e turizmit dhe të bujqësisë.
Sipas të dhënave në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë investimet e Serbisë në këto komuna të banuara më shumicë serbe arrijnë shumën e rreth 200 milionë euro.
Ky plan erdhi pas vizitës që Presidentit të Serbisë Aleksander Vucici në Kosovë.
Qëllimi i vizitës së tij, ishte që t’i informoj të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë se çfarë do të bëjë Beogradi për ta.
Sipas tij do krijohen kushtet më të mira për të qëndruar në Kosovë.
Marko Gjuriq, i ashtuquajtur, shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, tha se mbështet të gjitha investimet që përmirësojnë jetën e qytetarëve serb, që jetojnë në Kosovë.
“Në tetor do të mbahet një sesion i përbashkët i qeverisë serbe dhe përfaqësuesve serbë nga Kosova ku nga aty do të finalizohen të gjitha investimet për komunat me shumicë serbe në Kosovë. ne do të investojmë shumë në mjedis, shëndetësi, ekonomi, gjithçka që ka nevojë”, tha Marko Gjuriç.
Kujtojmë se për më shumë investime në komunat në veri të Kosovës, në vitin 2013 në bazë të marrëveshjes së përkohshme për doganat, të arritur në dialogun Kosovë – Serbi, ishte krijuar edhe Fondi i Mirëbesimit.
Pjesa veriore e Kosovës, që nga paslufta ka funksionuar mbi bazën e një sistemi paralel të organizuar nga Beogradi.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...