Google ADS

Ky është plani i banesave që do të ndërtoj fondacioni “Behgjet Pacolli” në Thumanë

18:21 | 12 Dhjetor 2019
A. B.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli javë më parë dhuroi 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Ai përmes një postimi bëri të ditur se ka përfunduar projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanë, shkruan portali arbresh.info

Pacolli tha se tani çdo gjë është gati për të filluar ndërtimi, dhe falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur miqtë e mi,
Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme