Ky është personi që po e kërkon policia për vrasjen e Ermal Kamberaj (FOTO/DOKUMENT)

23:43 | 6 Maj 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe tashmë ka shpërndarë tek të gjithë personeli i saj personin që ajo e konsideron të dyshuar për vrasjen e Ermal Kamberaj në një kafiteri të Mitrovicës të premten mbrëma, shkruan Gazeta Blic.

Gazeta Blic ka siguruar nga burimet e saj në Policinë e Kosovës, të dhënat për personin që po e përndjekë policia.Fotografia më poshtë shpjegon të gjitha.
untitled-design-1

Ermal Kamberaj është vrarë mbrëmë në vendin e tij të punës në një kafiteri të Mitrovicës. Vrasja e tij ka shokuar qytetarët e Mitrovicës dhe më gjërë.

I ndjeri ështe varrosur sot dhe në ceremoninë e varrimit të tij kanë marrë pjesë mijëra qytetarë.

Në shenjë mospajtimi me vrasjen e mbrëmshme qytetarë të Mitrovicës të prirë nga shoqëria civile nesër kanë ftuar një marsh protestues.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme