Moti mbetet shumë nxehtë, paradite kryesisht me diell.
Ditën do të ketë zhvillime të vransirave, e pasdite vonë priten mundësi edhe për rrebeshe të izoluara me bubullima.
26.06 – Mot i nxehtë, paradite kryesisht me diell, e pasdite priten zhvillime të vransirave, që më vonë shoqërohen edhe me rrebeshe më të shpërndara shiu e bubullima.
27.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për zhvillime të rrebesheve të izoluara.
28.06 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.Temperaturat gradualisht në zbritje nga dita e premte, minimalet luhaten nga 16C deri 19C, e maksimalet nesër arrijnë vlerën më të lartë prej 37C, e deri të dielen zbresin në 30C.
Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga kryesisht nga perëndimi e jugperëndimi, e ditën e shtunë edhe nga veriu 4-10m/s.
Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies ditën e premte, e më pas në rritje të lehtë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...