Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në vendin tonë nga e hëna deri të premten, do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira.
Temperaturat pritet të shënojnë ulje në krahasim me javën e që po lëmë pas, ndërsa pritet që të ketë edhe shi e shkarkime rrufesh si dhe do të fryjë erë e lehtë, shkruan Arbresh.info
Sipas IHMK-së, temperatura minimale gjatë kësaj jave do të shënoj 11 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të shënoj 28 gradë celsius.
Më poshtë mund të gjeni parashikimin e motit në Kosovë nga e hëna deri të premten:
-E hëne- mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes.
E marte – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës kanë mundësi që vende -vende të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.
E mërkurë-Mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin shi të përcjellur me rrufe. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperendimit.
E enjte- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat kan mundësi që vende-vende të sjellin riga shiu. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
E premte- Mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-5m/s./Arbresh.info/
Liverpooli po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për...
Izraeli thotë se do të dërgojë ekip shpëtimi për evakuimin e...
KQZ mban mbledhjen e radhës
Qyteti amerikan lejon shitjen e alkoolit pas 120 vitesh
Mbërrin në Shëngjin anija e marinës italiane me 8 emigrantë ...
Rama ndan fotografi nga pjesëmarrja në Komunitetin Politik E...